Connect with us

Politike

HUMBJA/ Kokalari shpërthen ndaj Berishës

Evi Kokalari ka folur për humbjen e thellë të opozitës dhe arsyet se përse erdhi kjo humbje sipas saj.  Kokalari e gjen problemin te koalicioni me Ilir Metën dhe dështimi i Berishës për të hapur partinë dhe për ta bashkuar atë. Gjithashtu Kokalari përmendi parregullsitë dhe manipulimet në disa procese votimesh të brendshme në PD, si arsye pse demokratët u zhgënjyen dhe braktisën Berishën dhe partinë.

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Pse ka humbur Sali Berisha kaq thellë sipas jush?

Evi Kokalari: Ai duhet të dalë dhe të deklarojë që do të prishë koalicionin me Ilir Metën. Këtë ta bëjë për t’i ngritur moralin demokratëve. A duhet të shkojë në shtëpi? Ndoshta edhe duhet të shkojë të them të drejtën. Ai kishte mbështetje, por e humbi nga koalicioni me Metën. Tregoi se nuk është serioz dhe zhgënjeu shumë njerëz. Edi Rama mund të ketë bërë lojra me votat, por këta kanë humbur totalisht. Ka zona me 75%.Unë them që Berisha duhet të ndajë njëherë koalicionin, sa për t’i dhënë pak kurajo të gjithëve.Dua të shoh se kush do ti kërkojë të largohet nga PD, ata që duan të marrin partinë apo njerëzit seriozë? Megjithatë, dua të them dicka, faji nuk bie vetëm mbi Sali Berishën, por mbi të gjithë ata që kanë mundësuar që Berisha dhe Meta të bëjnë këtë që po bëjnë sot.

Ylli Rakipi: Belind Këlliçi ka marrë rezultat shumë të dobët, edhe më dobët se Halim Kosova në vitin 2015. Si ka mundësi?

Evi Kokalari: Sepse nuk është kandidat serioz, por një klloun. Që ku nxorri gishtin… Ajo ishte skandal.

Advertisement