Connect with us

Sport

Humbja në Botëror, serbët akuzojnë fallxhoret

Është hera e dytë radhazi që Zvicra e mposht Serbinë në Botëror dhe e eliminon menjëherë në fazën e grupeve. Humbja e fundit 3-2 ka shkaktuar zemërim të madh në opinionin sportiv serb, por në vend që të kërkojnë më shumë nga futbollistët e tyre, gjejnë justifikime nga më të ndryshmet.

Së fundmi në një emision sportiv në Serbi pretendojnë se kanë mësuar që Zvicra ka paguar fallxhore apo magjistare për të yshtur lojtarët e Serbisë dhe për të bërë të mundur që Zvicra të fitojë dhe të kualifikohet në fazën me eliminim direkt të Katar 2022.

 

 

“Zvicra ka paguar fallxhore për të mallkuar lojtarët e Serbisë. Ata kanë dy magjistare shqiptare, të tjerat janë afrikane. Secila prej magjistareve paguhet me 10 milionë dollarë”, u tha nga një prej panelistëve gjatë emisionit, duke shkuar kaq larg në pretendimet e tij.

Në ndeshjen ndaj Serbisë, Zvicra kishte Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën në fushë. Të dy lojtarët ishin vendimtarë me paraqitjet e tyre. Shaqiri shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa kapiteni Xhaka u shpall lojtari më i mirë i sfidës, teksa ishte protagonist edhe në një zënkë me kundërshtarët.

Advertisement