Connect with us

Politike

Humbja në zgjedhje? Vjen reagimi parë nga “Partia e Lirisë”

TIRANE- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka dhënë një prononcim të shkurtër në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale në bashkinë e Tiranës.

“Do presim të përfundojë komplet procesi, pastaj do kemi një koment për rezulatin. Është e qartë situata me probleme në proces, por do të bëhet një analizë e kësaj situate dhe pastaj do të ketë një qëndrim. Po u certifikua rezultati ne do të shikojmë shkeljet që janë bërë dhe raportet e komisionerëve për të folur për këtë gjë. Ajo që është e rëndësishme që të numërohet çdo votë kjo është ajo që duhet të bëjmë tani.

Shkeljet që janë bërë janë shumë, duke filluar që nga mosfunksionimi i pajisjes së identifikimit në grup, votimet familjare dhe shumë të tjera”, tha Braimllari.

Advertisement