Connect with us

Kronike

Humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal, lëndohet shoferi

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Maliq. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë

Maliq/Informacion paraprak Më datë 02.08.2023, rreth orës 14:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të urës së Maliqit, shtetasi K. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit K. Xh., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Advertisement