Politike
I akuzuar për korrupsion/ Berisha në ‘sulm’: Dumani vepron si bandit
Ish-kryeministri sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, teksa tha se nuk guxon që të dërgojë kërkesë në Kuvend pasi sillet si bandit dhe jo si zyrtar.
A e kupton ti që ai nuk guxon ta bëjë ta bëjë këtë se ai duhej të sillej jo si bandit, por si zyrtar dhe të kërkonte që Sali Berisha të paraqitet, këto dhe këto, dhe ta vendoste parlamenti, do ta votonte edhe Sali Berisha vetë. Por ai nuk e bën këtë se do të sillet si bandit. Dhe ju dhe askush nuk duhet të bëjë avokatinë e një banditi. Sepse avokatia e një banditi nuk i shërben asnjeriu,” theksoi Berisha pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit.