Connect with us

Aktualitet

I arratisuri nga burgu grek grabiti shtëpinë e Argita Berishës

Një investigim i medias greke ka zbuluar se një i arratisur nga burgu i Trikalas, ka qenë implikuar në grabitjen e banesës së Argita Malltezit në Tiranë. Real News, një gazetë e përjavshme në Greqi, shkruan se grabitja ka ndodhur disa kohë më parë dhe sipas identifikimit të policisë shqiptare, një prej grabitësve ka qenë Fatos Sylaj, i cili ishte arratisur me dhjetë të tjerë nga burgu i Trikalas në Greqi. DITA raporton numrin e sotëm detaje për vjedhjen në banesën e çiftit Malltezi, ku sipas citimeve të policisë greke, hajdutët kishin hyrë nga pjesa e prapme dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri. Sipas policisë, Sylaj akuzohet për të paktën 30 grabitje të gjitha në banesa personash të akuzuar për korrupsion. Ai u arrestua në Tiranë, pas dyshimeve se ishte fshehur në Kosovë. Policia raporton se disa grupe të tjerë kryejnë të njëjtin aktivitet që ka vënë në shënjestër banesa politikanësh dhe zyrtarësh në gjithë rajonin, si dhe banesa biznesmenësh të lidhur me ta.

Advertisement