Connect with us

Bota

I arrestuar për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen dy prona

Policia italiane ka sekuestruar dy prona në komunën e Canegrate të 49-vjeçarit shqiptar, i cili u arrestua në muajin mars me 8 kilogramë kokainë. Mediat vendase raportojnë se të dy ndërtesat rezultojnë në pronësi të 49-vjeçarit.

Gjykata e Busto Arsizio pranoi kërkesën e Prokurorit të formuluar mbi bazën e hetimeve trashëgimore të kryera nga autoritetet ndaj shqiptarit.

Hetimet trashëgimore bënë të mundur identifikimin e pronave në pronësi të të arrestuarit që ndodheshin në bashkinë Canegrate, të cilat nuk ishin në proporcion si me të ardhurat e deklaruara nga familja, ashtu edhe me aktivitetin e tyre ekonomik.

Advertisement