Aktualitet
I ati dërgonte pacientët me kancer nga QSUT në klinikën e tij private, vajza e mjekut Gashi shpërthen ndaj komentuesit në rrjetet sociale
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/11-8.jpg)
Vajza e mjekut Edmond Gashi, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës pasi akuzohet se dërgonte pacientët me kancer nga spitali i Onkologjikut tek klinika e tij private “Megis”, ka replikuar dhe ironizuar qytetarët në komente në rrjetet sociale.
Teksa komentuesit kanë reaguar duke shprehur indinjatën e tyre me komente lidhur me skandalin në QSUT, Megi Gashi, vajza e mjekut në “arrest shtëpie”, iu është drejtuar duke i thënë “po na e hani jetën”.
“Shumë mirë ja bëni që po e denigroni legenin”, shkruan një qytetar, ndërsa Megi Gashi ironizon duke i thënë “çe pyet, degjenerimi juaj”.
Ndërsa një tjetër “Nuk e kuptoj sesi persona me kaq vite hkolle edhe diploma kthehen ne Monstra Publik, me keq se Serial Killer”. Vajza e mjekut replikon: “Mos shif filma shum se t bo dom”.
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1719490308x18-750.jpeg?w=740&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1719490305x12-804.jpeg?w=740&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1719490307x15-402.jpeg?w=740&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1719490307x16-872.jpeg?w=740&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1719490309x19-593.jpeg?w=740&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1719490308x17-169.jpeg?w=740&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1719490306x14-530.jpeg?w=740&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-0-500-1719490305x13-308.jpeg?w=740&ssl=1)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)