Sport
I besoi vendin e titullarit Brojës, shkarkohet trajneri i Premier League
Southampton në Premier League ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin Ralph Hasenhuttl. 55 vjeçari nga Austria prej katër vitesh ishte pjesë e “Shenjtorëve”, teksa bëhet trajneri i katërt aktiv që ka periudhën më të gjatë në krye të stolit në Angli pas Jurgen Klopp, Pep Guardiola apo edhe Thomas Frank.
“Hasenhuttl i cili u emërua në dhjetor 2018, largohet duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për klubin, duke arritur disa rezultate të paharrueshme dhe gjithashtu duke luajtur një rol kyç në zhvillimin e infrastrukturës së klubit tonë, identitetit dhe lojën e skuadrës”, tha Southampton në kominikatë.
Në 173 ndeshje të drejtuara për Southampton, trajneri ka një mesatare prej 1.26 pikë për ndeshje. Trajneri nga Grazi u bë i njohur sezonin e shkuar pasi i besoi vendin e titullarit Armando Brojës, sulmuesit të Shqipërisë që ishte në huazim nga Chelsea. Humbja 1-4 me Newcastle dhe zona e ftohtë në klasifikim bënë që Southampton të largojë nga stoli trajnerin.