Politike
“I binin ballit me dorë…”/ Berisha: Këta vjedhin në mënyrë të çmendur dhe të papërmbajtur

Në një takim elektoral në Gramsh, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se ka abuzuar me fondet e buxhetit publik duke vjedhur 130 mln euro për një projekt si inceneratori i Tiranës që nuk ekziston.
Berisha tha se lider të njohur evropianë “i binin ballit me dorë” ngaqë nuk e besonin se kjo mund të ndodhte.
Sali Berisha: Këta nuk ua japin pensione, nuk ua japin rruga, këta i kalojnë tek rrugët dhe i vjedhin në mënyrë të çmendur dhe të papërmbajtur.
Por ka edhe më keq, këta prokurojnë ndërtimin e djegësit e Tiranës 130 milionë euro dhe djegësi nuk ka as nam e as nishan.
Miq, isha në Kongresin e PPE, ngjarja më e madhe politike vjetore e Europës.
I pranishëm kancelari gjerman dhe presidentja e KE. Kur unë u shpjegoja zhdukjen e djegësit të Tiranës, nuk mbeti njeri që nuk i binte ballit. Nuk mbeti njeri që nuk u detyrova t’ia shpjegoj tre herë se dilte jashtë çdo imagjinate.
Por unë e bëra këtë. U mbrojta ju.
E bëra këtë për të mbrojtur çdo shqiptar nga këta hajdutë pa moral.
Këta prokurojnë djegësin e Tiranës 130 mln euro dhe djegësi është i zhdukur. Isha në kongresin e PPE, ngjarje e rëndësishme, me praninë e disa figurave të larta, kur u shpjegoja zhdukjen e fondeve, nuk mbeti njeri pa i rënë ballit, u dukej e çuditshme.
Ne kemi vendosur paratë qytetarëve do jua kthejmë.

