Connect with us

Bota

I burgosuri që ka 4 muaj pa u zgjuar

ITALI- Në burgun Regina Coeline, është zbuluar një rast i pazakontë i një të dënuari, i cili ka rënë në gjumë prej katër muajsh dhe nuk ka treguar asnjë shenjë zgjimi. Ai është një 28-vjeçar nga Pakistani, të cilin punonjësit e burgut e kanë quajtur “Simulator”, sepse në fillim kishte nga ata që besonin se po shtiret, por sot janë të shumtë ata që shqetësohen pasi ende askush nuk e ka kuptuar se çfarë ka.

Koordinatore e shoqatës Antigone, Sussana Marietti ka tregar historinë përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”.

“Në muajt e fundit kam kërkuar lajme, shpjegime, zgjidhje. Por nuk kam arritur të shkoj në në fund të çdo gjëje. E takova në një dhomë reparti në spitalin e burgut. Ai flinte. Ose gjithsesi ishte i shtrirë në krevat, me sy të mbyllur dhe i palëvizur. Infermierja më shpjegoi se djali fle gjithmonë. Ai e zbraz kateteri, e ndryshon atë, pelenën, ajo i vendos në gojë një ushqim të lëngshëm të cilin burri e gëlltit mekanikisht. E pyeta se sa kohë kishte djali në ato kushte. Disa muaj më është përgjigjur,”- tha Susanna Marietti, e cila prej muajsh po përpiqet të hedhë pak dritë mbi çështjen.

Në rrëfimin e publikuar në blogun e ‘Fatto Quotidiano’, Susanna Marietti shpjegon gjithashtu origjinën e këtij pseudonimi të çuditshëm: Personeli i burgut që më shoqëroi në një vizitë iu referua me pseudonimin “Stimulatori”. E pyeta pse dhe isha tha se kontrollet e ndryshme mjekësore – të shumta, edhe jashtë burgut, në spitalin Sandro Pertini ku djali ishte shtruar disa herë – nuk gjetën asgjë që të shpjegonte gjendjen e tij. 

Ky është një problem serioz, të cilit ende duket se nuk i është gjetur zgjidhja, nënvizon Marietti.

“Nëse nuk mund të merret një diagnozë, nuk është e lehtë të kuptosh as trajtimin që duhet adoptuar”, vijon eksperti. Për momentin dimë vetëm se në të kaluarën ai është shtruar disa herë në repartin e mbrojtur të spitalit Sandro Pertini. Megjithatë, ne nuk i dimë arsyet e atyre shtrimeve, nëse ai ishte tashmë në këtë gjendje apo për shkak të problemeve të tjera shëndetësore”, shpjegon Marietti./Today.it

Advertisement