Kronike
I dashuri e vrau dhe e murosi, e ëma e Siborës: Kam vdekur bashkë me të
Sibora Gagani, e reja shqiptare u vra nga i dashuri i saj rreth 9 vite më parë. Ajo ishte vetëm 22-vjeç kur u pa për herë të fundit.Shqiptares i është dhënë lamtumira e fundit nga familja dhe të afërmit. Trupi i pajetë i saj u gjet rreth 5 muaj më parë i murosur në një apartament në Torremolinos, në Spanjë.
Nëna e Siborës mes lotësh dhe dhimbjes i ka dhënë lamtumirën e fundit në Itali vajzës së saj, ndërsa shprehet se është e shkatërruar dhe se bashkë me vajzës edhe ajo ka vdekur.
“Marco shkatërroi jetën e vajzës time, por në të njëjtën kohë mori edhe jetën time. Zemra ime ka vdekur bashkë me të”, shprehet ajo.
Sibora ishte vendosur me burrin me të cilin ishte në një lidhje në atë kohë, Marco G. Ajo e takoi atë në Nettuno, një komunë italiane e vendosur në kryeqytetin metropolitan të Romës, ku edhe ajo jetonte. “Në vitin e parë që u takuan, nuk mendoja asgjë të keqe për të, as nuk kishte ndonjë gjë që më bëri të mendoj se ai mund ta keqtrajtonte”, thotë nëna e saj. Megjithatë, marrëdhënia përparoi dhe në një nga vizitat e Elisabetës në Malaga, vajza e saj rrëfeu se “ai ishte shumë posesiv dhe se ajo nuk donte të ishte më me të”. Ai gjithashtu ka rrëfyer se, nëse një ditë do të arrinte të ndahej prej tij, “do të duhej të shkonte larg, në një vend ku nuk do ta gjente”.