Rajon
I dënuar për krime të rënda, i burgosuri shqiptar dërgohet në spital
Policia greke është mobilizuar për të zhvilluar një transferim të rëndësishëm sot në Trikala. Sipas Protothema, e gjitha është bërë që të nxirrej nga burgu një i dënuar shqiptar, i cili do të dërgohej në spital.
Fillimisht i burgosuri, i cili nuk është identifikuar me emër, u mjekua në spitalin e burgut, më pas u vendos që të dërgohej në spital. Por duke qenë se i burgosuri mban në shpinë krime të rënda, është kërkuar ndihma e Policisë dhe për të ka pasur një mobilizim të madh.