Connect with us

Kronike

I dënuar për trafik lëndësh narkotike, arrestohet 55-vjeçari

Naim Maloku i shpallur në kërkim për trafikim lëndësh narkotike është arrestuar nga policia e Tiranës. 55-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Ëndrra e keqe’, u arrestua në lagjen “Argjinatura”, Kamëz. 55-vjeçari është shpallur në kërkim, në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe”,  i zhvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë  greke, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin lëndë narkotike.  Ky shtetas është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement