Kronike
I dënuar për vrasje, ndërron jetë në spital i burgosuri (EMRI)
Një i burgosur ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e arrestit kardio-respirator. Mësohet se i burgosuri me emrin Adem Tale ishte dënuar me 35 vite burg për vrasje. 80 vjeçari ishte shtruar në spital me datë 6 Qershor, por nuk mundi që të mbijetonte.
Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Sot me datë 18.06.2023, në Spitalin e Burgjeve në orën 09:10 si pasojë e arrestit kardio-respirator, ka ndërruar jete në Reanimacionin e Qëndrës Spitalore të Burgjeve i dënuari Adem Tale, i datëlindjes 1943, lindur e banues në Kukës! I ndjeri ka ardhur nga IEVP Durrës dhe është shtruar në Qëndrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023. Ai është dënuar me 35 vjet për vrasje. Drejetoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve proceduriale. Dejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Adem Tale