Connect with us

Kronike

I ftohti ekstrem në SHBA dhe Europë

Moti i keq po godet Evropën. Në Cáceres, një qytet në Spanjën qendrore-perëndimore, një sërë shqetësimesh sollën shirat e rrëmbyeshëm. Fronti me presion të ulët përcolli një rrjedhë shumë të lagësht subtropikale në të gjithë Gadishullin Iberik, gjë që rezultoi në shira shumë të dendur praktikisht në të gjithë territorin.

Bora dhe akulli kanë vënë në vështirësi edhe aeroportin e Mynihut në Gjermani, ku numri total i fluturimeve të anuluara arriti në 133, duke detyruar pasagjerët të presin gjatë në aeroport.

Me temperatura shumë nën zero, edhe kryeqyteti suedez Stokholm është gati të kalojë javët e para të dhjetorit i veshur me të bardha.

Mot i keq ka kapluar edhe Shtetet e Bashkuara ku një stuhi goditi Luizianën duke shkaktuar tre viktima.

Advertisement