Connect with us

Bota

I hekurti O’Brien zbarkon në Paris, paralajmëron takimin e parë me Kurtin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur së Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O’Brien do të udhëtojë për në Paris, Francë dhe Bruksel, Belgjikë, nga 10 deri më 14 nëntor 2023. Në komunikatë është bërë e ditur se ai në Paris do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris e ku do të takohet për herë të parë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. O’Brien gjithashtu do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski. “Në këto takimet do të diskutohet për çështjet rajonale dhe raportet bilaterale” – raporton DASH, duke shtuar se James O’Brien do të takohet gjithashtu me zyrtarë të BE-së dhe NATO-s.

Advertisement