Politike
I humbur ‘rrugëve’ të korrik-gushtit, humbësi shfaqet Dash Shehu jep këshilla për opozitën

Për ndryshimin e status quo-s në të cilën ka hyrë vendi, Dashamir Shehi pati disa këshilla për opozitën.
Sipas Shehit, opozita duhet të mbajë rreth vetes njerëz të ndershëm dhe të zotë, teksa ngulmoi se është shumë e rëndësishme që të prishet marrëveshja e 2009 mes Ramës dhe Berishës që mban në këmbë këtë sistem.
“Opozita duhet të japë një shembull që të mbajë ata më të ndershmit, më të zotët, dhe jo ata mbas kryetarit se nuk vjen njeri nga mbrapa atje poshtë. Sepse edhe ky është difekt opozitar. Gjithnjë është kjo fjala bashkim, do bashkohemi rreth teje? Jo do të bashkohemi për idetë.
Ta rrëzojmë marrëveshjen e pistë 2009 Rama e Berisha. Po si vjen mirë Berishës nuk bashkohet për këtë punë se ai e ka bërë. Më shumë ai e ka bërë se ishte kryeministër. Nga ky sistem vjen dhe forma politike. Po të ishte një ligj tjetër do të kishim një situatë tjetër. Opozita ka 10 vjet që humb vota rrugës për shkak të këtij ligji dhe nuk do ta ndryshojë. Ditën që ndryshohet ky ligj bie absolutizmi i liderit të partisë”, tha Shehi.
Shehi u shpreh se nuk ka asnjë kuriozitet për emrat e qeverisë së re, pasi sipas tij ajo drejtohet vetëm nga Rama, teksa shtoi se pret shumë nga opozita dhe elementët e rinj që kanë hyrë në parlament.
“Pres që kjo legjislaturë të rregullojë ca punë. Parlamenti duhet të bëjë detyrat e tij. Uroj që këta që kanë hyrë ta marrin seriozisht këtë punë, që mos e quajnë si objektiv provizor por si një angazhim. Ata që i kanë zgjedhur presin që çfarë do të bëhet me Shqipërinë që nuk janë pak probleme. Parlamenti duhet të bëjë dhe reformat politike pasi situata është agravuar jemi një formë limbo. Asnjëherë nuk identifikohet kur është problemi real. Opozita të shtyjë qeverinë që të bëjë reformat. Qeveria është e zgjedhur. Kryeministri është qeveria në Shqipëri. Unë nuk besoj se do të ketë ndonjë kuriozitet. Do të jetë më autoritar, pasi këta i ka zgjedhur vetë. Unë kam shpresë te opozita, te të rinjtë që kanë hyrë”, tha Shehi.

