Connect with us

Kosova

I KA IKUR TRURI/ Gambiti i Serbisë mes Lindjes dhe Perëndimit, a do të ketë takim midis Vuçiçit dhe Putinit

“Disa thanë se refuzova ftesen e presidentit Putin, disa te tjere u shprehen se e pranova. Te dyja palet kane genjyer” – keshtu deklaroi presidenti serb, duke iu pergjigjur pyetjes se gazetareve nëse ai “i ka thënë po apo jo” presidentit rus Vladimir Putin dhe ka refuzuar ftesë për të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan.

Siç shkruan media serbe NIN, Vucic përsëriti se “vendimi për këtë do të merret në periudhën nga 10 deri më 15 tetor”, duke theksuar se “Askush tjetër vec meje nuk do të vendosë për mua se ku, kur dhe si të shkoj diku.

“Për shkak të politikës së jashtme të udhëhequr nga Serbia, veçanërisht që nga fillimi i luftës në Ukrainë (edhe pse kështu ka qene edhe më parë), qeveria serbe e kryesuar nga Vuçiq akuzohet nga njëra anë se punon për Lindjen dhe boshtin Moskë-Kinë, dhe nga ana tjetër punon për Perëndimin dhe aleancën SHBA-BE, ndërsa pretendon se Serbia “udhëheq një politikë të pavarur. Nga ana tjetër, në akuzat thuhet përafërsisht se “ai punon për amerikanët për të përmbushur të gjitha kërkesat e tyre dhe me falsitet paraqitet si rusofil. Në ketë ndeshje shahu komplekse gjeopolitike, gambiti i politikës së jashtme të Serbisë duket i rrezikshëm, me rrezikun që Serbia të bëhet një peng që mund të sakrifikohet” – keshtu ka shkruar gazetari serb Nedeljko Colic, I cili gjithashtu tregoi se mediat ne Rusi kane shkruar se tani Vuçiq është gjendur në një situatë ku “është i gatshëm ta refuzojë ftesën”, por në të njëjtën kohë “as që nuk mund ta pranojë.

“Kjo nuk është rastësi, por as zënkë, por pasojë e aktit balancues politik të Vuçiqit, i cili ka manovruar mes dy zjarreve – Moskës dhe Brukselit, gjatë gjithë këtyre dy viteve e gjysmë (dhe në fakt shumë më gjatë). Politikanët apo gazetarët perëndimorë e fajësojnë atë për marrëdhënie të ngushta me Rusinë, Vuçiq ngre duart dhe kujton se ai nuk ka folur me Putinin “që nga fillimi i konfliktit në shkallë të gjerë” – deklaroi gazetari Colic.

Advertisement