Connect with us

Kosova

I kam duart e lidhura/ Kurti shfajësohet për asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka pranuar që ai ta përpilojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai u shpreh se tani janë duke pritur draft-statutin e shkruar nga ekipi menaxhues, i caktuar nga marrëveshjet e kaluara në dialog.

Kurti tha se ndërmjetësuesve të dialogut iu mbetet të përcaktojnë agjendën e takimit të 2 majit në Bruksel, dhe bëri të ditur se në fundjavë do të takohet me emisarin e BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kryeministri I Kosovës shtoi se Qeveria e tij nuk e ka asnjë anëtarë në këtë ekip menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit. Madje ai tha se ky ekip nuk i është përgjigjur asnjëherë thirrjeve të institucioneve të Kosovës.

Advertisement