Connect with us

Kronike

I kërkuari i 4 shteteve, SPAK çon kërkesën në Turqi për ekstradimin e Dritan Rexhepit

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar kërkesën Ministrisë së Drejësisë, për ekstradimin e Dritan Rexhepit, i cili u arrestua në Turqi tre ditë më parë.

Pavarësisht se “Pablo Escobarin” e Shqipërisë e kërkojnë Italia, Britania e madhe, Spanja dhe Ekuadori, në këtë proces është edhe Shqipëria.

Ai është dënuar me 25 vite për vrasjen e dy policëve në vitin 1998 në Fushë-Krujë kur ishte 18 vjeç.

Po ashtu, ai është person i kërkuar për porositjën e pengmarrjes dhe vrasjes së Jan Pregës.

Në vitin 2015 ai mori një tjetçr dënim më 4 vjet burg për falsifikim dokumetash. 43-vjeçari nuk ka vuajtur asnjë ditë ditë në vendin tonë pasi dënimet i ka marrë në mungesë.

Me 20 vite është dënuar në Itali për trafik droge e më tej edhe për arratisje nga burgu. Nga qelia ka mundur të ikë edhe në Ekuador, ndërsa në Angli po ashtu kërkohet për trafik ndërkombëtar të drogës.

Tri ditë më parë u arrestua në Stamboll ku kishte hyrë me një pasaportë kolumbiane të falsifikuar.

Tashmë gjykata turke do të shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë dhe të vendos nëse Dritan Rexhepi do të ekstradohet në Shqipëri, apo në ndonjë shtet tjetër.

Advertisement