Connect with us

Kronike

I lante rrobat e i gatuante…/ TRAGJEDIA në Shkozë

Nëna e dy fëmijëve, Migena sinai u vra mëngjesin e sotëm teksa flinte gjumë nga kunati i saj, Roland Sinani. 37-vjeçarja u qëllua me armë zjarri, teksa pranë saj flinte dhe e bija, vetëm 2 vjeç. Kunati i saj Rolandi, i cili vuante nga depresioni, pas krimit doli jashtë shtëpisë dhe kreu vetëvrasje. I rëndë është fakti se Rolandi qëndronte në banesën e prindërve ku jetonte dhe vëllai, e ishte pikërisht kunata që vrau, ajo e cila i shërbente, i lante rrobat e i gatuante. Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar, por janë shfaqur në gjendje të rëndë psikologjike. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh. Për bashkëshortin e 37-vjeçares ata kanë thënë se shikonte punën e tij dhe ishte njeri i qetë. Dëshmia e burrit të viktimës gjithashtu po merret nga policia. Forcat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit pistoletë ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement