Politike
I majtë apo i djathtë, Luiz Ejlli trondit politikën në Shqipëri

Partitë shqiptare janë në ‘luftë’ për vota dhe për besueshmëri nga populli, në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 2023-it. Duke përdorur çdo kartë të mundshme, duket se ajo që u ka mbetur partive të bëjnë është të zgjedhin imazhet e duhura. E ai që ka fituar zemrat e publikut shqiptar, prej muajsh tashmë (Luiz Ejlli) është kthyer në marketingun e dëshiruar dhe lakmuar nga secila parti.
Luizi ka fituar një simpati tek publikut, i cili po e mbështet në format nga më të ndryshmet dhe videot e tij po bëjnë xhiron e rrjetit. Duke qenë banori më i pëlqyer në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ e jashtë saj, bindja e tij politike vihet shpesh herë në pikëpyetje.
Ai ka deklaruar se është i djathtë mirëpo nuk e ka mohuar se ndihmën më të madhe kur ishte në pikën e ulët të jetës, e mori nga kandidati i PS-së, për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci. E këtë e përmendi edhe mbrëmjen e kaluar.
“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – tha Luizi gjatë emisionit.
Pas kësaj deklarate, Beci (duke ditur edhe ndikimin që ka Luizi tek populli shqiptar), shpërndau këtë moment në rrjetin e tij social, ‘Instagram’.
REAGIMET:
-Aktori Julian Deda
Kot lodhen, prap se prap n’Shkoder fiton Bardh Spahija.
– Gazetari Bledian Koka
Thene kjo! Ti mund ta besh Luizin edhe konsull kulturor ne France, ti japesh license noterie e me rradhe, por ai ne jete ka dashur te jete thjeshte nje specialist i rendomte ne KESH! p.s…per cdo gje tjeter, kjo e sontmja e coi ne 20 pike plus per Bardh Spahian, diferencen me rivalin e tij te partise se tallavase!
-Faqja Lolita
As lotët e Luiz Ejllit nuk ia japin fitoren Benet Becit. Kot u lodhën këta të produksionit me këtë skenar telenove indiane. Fiton Bardh Spahia dhe pikë!
-Sonila Meço

