Rajon
I mbushur me drogë, ‘Audi’ përplaset gjatë ikjes nga policët
GREQI- Dy persona janë arrestuar në Greqi, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike. Paramythianews shkruan se dy personat ishin me një automjet që tentoi t’i largohet policisë greke në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja ndodhi në Igumenicë ku mjeti po ecte me shpëjtësi të lartë dhe u aksidentua.
Brenda në makinë janë gjetur 2 çanta me 32 pako që përmbanin 32 kg 574 gram marijuanë. U sekuestruan gjithashtu dhe 400 euro dhe 3 celularë. Ndërkohë që në pranga kanë rënë shoferi, i cili mendohet se është shqiptar dhe pasagjerja që është greke. Droga me vlere mbi 81 mijë euro. Të arrestuarit kanë ardhur nga një zonë e Greqisë veriore për të transportuar drogë.