Connect with us

Aktualitet

I mori jetën ish-bashkëshortes së tij, ja me sa vite burg dënohet Elton Metaj

Elton Metaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj dy vite më parë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Si ndodhi ngjarja?

Elton Metaj, i mori jetën ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj në fshatin Zhupan të Fierit. Metaj shkoi i armatosur me një kallashnikov në familjen e ish-bashkëshortes, dhe pas një debati verbal ai qëlloi 23-vjeçaren e cila po konsumonte darkën.

Arrestimi i tij u bë i mundur pak orë pas vrasjes në një zonë të pyllëzuar në afërsi të fshatit Peshtan.

Në atë periudhë, familjarët e Sabrina Bengaj thanë se Metaj ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Çifti ishin prindër të një fëmije të mitur.

Advertisement