Connect with us

LAJMI I FUNDIT

I mundur dhe i poshtëruar/ Olenik: Vuçiç kërkon të përmirësojë pozitën e tij

“Si në çdo adresim për publikun në Serbi të Aleksandër Vuçiçit, edhe ky ai mbi ngjarjen në manastirin e Banjskës, ne veri të Kosovës, kishte në qëndër një gënjeshtër” – tha për median opozitare ‘Danas’, Aleksandër Olenik, deputet nga lista e Vojvodinës dhe avokat. Duke komentuar postimin e fundit në Instagram të Vucic, Olenik pretendon se presidenti serb po përpiqet t’u paraqitet votuesve të tij si viktimë, dhe jo si organizator dhe porositës i aksionit te armatosur që e solli Serbinë, për herë të parë në histori, në statusin e sponsorit të terrorizmit. “Është e qartë për të gjithë, se as Vuçic dhe as Lista e tij Serbe, nuk janë viktimat ne kete ngjarje. Vuçic na u paraqit si viktime dhe tani po e ben kete edhe per Listen Serbe si dhe për terroristet e ngjarjes ne Banjske. Fatkeqësisht, ata njerëz nga veriu i Kosovës janë vetëm dhe ekskluzivisht viktima të Vuçicit, pra janë viktima të politikës së tij humbëse dhe poshtëruese për Kosovën. Viktima janë gjithahstu të gjithë qytetarët e Serbisë, por edhe vetë shteti” – theksoi Olenik, duke shtuar: Aleksandar Vuçic po përpiqet të korrigjojë politikën e tij humbëse duke paralajmëruar dhe përgatitur gjykimin ndaj Milan Radoiçiqit. Kjo tentativë manipulimi është sa naive, por edhe aq e dëmshme sa edhe përpjekja e tij për të provokuar konflikt. Farsa gjyqësore do ta përkeqësojë edhe më shumë pozitën jashtëzakonisht të dobët ndërkombëtare të Serbisë. I pyetur se sa ka gjasa që Radojiçic të ekstradohet në Kosovë, Olenik tha se gjasat për ekstradim para zgjedhjeve ne Serbi, janë minimale. “Pas zgjedhjeve, nëse Vuçic mbetet në pushtet, gjithçka është e mundur. Thjesht, kur bëhet fjalë për pushtetin e Vuçicit, nuk ka të mbrojtur apo të paprekshëm” – deklaroi Olenik.

Advertisement