Kronike
I ngriti kurth për borxhin e pashlyer, si degjeneroi në plagosje sherri në Vorë
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me konfliktin e ndodhur sot mes tre personave në Vorë. Sipas informacioneve të reja, asnjëri nga personat e përfshirë nuk është banor i Vorës.
Raportohet se ata kanë komunikuar me njëri-tjetrin nëpërmjet telefonit për të caktuar një takim në Vorë, me qëllim për të sqaruar një konflikt të mëparshëm që dyshohet se lidhet me një çështje borxhi.
Gjatë këtij takimi, situata ka degjeneruar, dhe sipas informacioneve të raportuara, 31-vjeçari J. L, i cili udhëtonte me një mjet tip BMW dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri nga makina.
Sakaq, ai ende nuk është arrestuar nga policia, e cila ka nisur kërkimet për kapjen e tij pas ngjarjes.