Connect with us

REAGIM

I nxirrni fëmijët nga burgu…do mbeten pa kujtime

Fëmijët inteligjentë? Jo ata që përdorin tabletën por ata që bëhen pis me baltë dhe ngjiten në pemë.
Sot, një masë dërmuese fëmijësh, nuk dinë të ngasin bicikletën apo të ngjiten në pemë. Shumë fëmijë e kalojnë pasditen mbyllur në shtëpi, para kompjuterit apo televizorit, duke humbur një gamë të gjerë përvojash tejet të rëndesishme për rritjen e tyre Fëmijët e sotëm, ndryshe nga ata të disa viteve më parë, me siguri nuk do të kenë kujtime të fëmijërisë. Për fat të keq, ky privim është i dëmshëm për ata. Të luash në natyrë, të bëhesh pis me baltë, të ngjitesh në pemë, bëjnë që fëmija të jetë i lumtur dhe janë aktivitete që kanë ndikim pozitiv në shendetin, zhvillimin fizik dhe emocional të tyre. Jeta ulur përpara televizorit apo tabletit, nuk është zgjedhja e fëmijeve. Në shumë raste, prindërit e lodhur nga aktivitetet e ditës apo për shkak të përtacisë, preferojnë ti mbajnë fëmijët mbyllur në shtëpi.Siguria, shëndeti, pastërtia, janë vetëm justifikime prindërore për ti shmangur fëmijët nga aktivitete të moshës së tyre. Nëse rrobat bëhen pis…lahen…Natyra me parqe dhe pyje, është pa asnje hije dyshimi, një mjedis i shëndetshëm, i pasur me stimuj dhe sfida dhe mund të krijojnë një numër të pafund lojrash dhe aktivitetesh. Kur fëmija luan në natyre me shokët, ai është larg nga prindërit, i mungon figura e ndërmjetësuesit. Vetëm kështu ai do të mësohet të zgjidh problemet, të gabojë, të mësojë prej tyre, të gjej zgjidhjet e duhura. Të gjitha këto do ta bënin atë më të sigurt dhe të vetëdijshëm.

Advertisement