Pinknews
I përmendi familjen/ Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën…

Vserlo duket se së fundmi ka pasur një moment jo edhe aq të mirë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ai është prekur së fundmi nga një gjë e Livia Brungës, teksa bisedon me Loredana Bratin dhe i thotë ‘mos prek gjëra që nuk duhet t’i prekësh’.
Duket se banorja ia ka përmendur familjen, gjë që e bëri banorin të shpërthejë në lot.
Këngëtari shqiptar e quan të rrugës dhe thotë se nëna e tij ka sakrifikuar shumë për të rritur tre fëmijë.“Kjo goca Livia, e rrugës. Është realisht e rrugës dhe kam katër ditë këtu në mungesë të asaj mamaje që unë kam atje jashtë, që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që ka pasur”, u shpreh ai.
Më pas vjen edhe Gjesti në dhomën e grimit dhe i dhuron një përqafim Vserlos, kur pa se po qante.
I njëjti këto ditë ka qenë tejet aktiv dhe ka pasur situata me shumë nga konkurrentët brenda.

