DOSSIER
I preferuari i grave dhe mafia-s/ Frank Sinatra, i dashuri i Amerikës
Kushdo mund ta konsiderojë Frank Sinatra-n një nga personazhet më të famshëm të shekullit të 20-të, të paktën në Shtetet e Bashkuara. Një burrë me një emër kaq popullor ishte i preferuar jo vetëm nga shumë gra, por edhe nga mafia.
Personat e famshëm në fillim të shekullit të 20-të ishin shumë formalë, që do të thotë se ata shpesh krijonin marrëdhënie me organe qeveritare, si dhe me njerëz të rëndësishëm nga pjesë të ndryshme të shoqërisë.
Nga ky socializim, ata jo vetëm fitonin një sasi të madhe njohurish të vlefshme, por edhe aftësinë për të krijuar lidhje të reja.
Frank e filloi karrierën e tij si këngëtar në vitin 1935 me shpresën se një ditë do të bëhej yll. Pesë vite më vonë, në vitin 1940, ai u bë aq i famshëm sa e gjithë Amerika donte ta dëgjonte.
Megjithatë, Amerikës i duheshin burra për luftë, dhe sado i famshëm të ishe, duhej të mbaje një armë dhe të shkoje të luftoje për vendin tënd. Kur Sinatra, që atë kohë ishte në kulmin e karrierës së tij, i ofroi një mjeku 40,000 dollarë (sot me vlerë rreth 750 mijë dollarë) për një raport mjekësor, duke deklaruar se ai nuk ishte i aftë për të shkuar në luftë, tërhoqi vëmendjen e FBI-së, e interesuar për marrëdhëniet e tij me mafian e Çikagos.
Në vitin 1961 Sinatra u bë garant i takimit të një kryemafiozi me presidentin amerikan Kennedy, takim që sipas zërave kishte si temë një plan për vrasjen e liderit kuban Fidel Kastro.
FBI e vëzhgoi Sinatra për më shumë se 40 vite, ndërsa ai vazhdonte të shfaqej në shumë revista dhe madje edhe në gazeta në foto me mafiozët e famshëm të viteve 1950 dhe 1960. Gjithsesi ai kurrë nuk u bë gjah për ‘mishngrënësit’ e inteligjencës amerikane.