Pinknews
I publikuan videon me djalin e Fullanit që i ngjiste 500-en e eurove në ballë, reagon gazetarja
Moderatorja Dojna Mema i është përgjigjur të gjitha kritikave për deklaratat e saj të fundit në emisionin ‘Oxygen’, për të cilat ajo thotë se po shfrytëzohen për të marrë vëmendje.
Në një video të publikuar në Instastory, moderatorja u shpreh: “Vazhdoni të nxirrni foto e video nga konteksti, sepse njerëzit nuk janë budallenj”.
“Përshëndetje të gjithëve, një vit i mbarë, kjo story shkon në veçanti si një falenderim për të gjithë njerëzit që kanë marrë kohë nga koha e tyre, për të më ndjekur, për të më shkruar, për të më vlerësuar dhe realisht ma keni mbushur zemrën plot. Edhe mirë se erdhët të gjithë ju që jeni të rinj të komunitetin tim të instagramit.
Përsa i përket atyre që flasin, lartë e poshtë për hir të të folurit se do marrin pak vëmendje dhe kjo punë është e vjetër sa bota, të vazhdojnë, ta bëjnë. Fatmirësisht unë jam një personazh, jam rritur në televizion.
Reagimi i Dojnës vjen pas sulmeve nga Rike Roçi dhe Enca, pasi Dojna sulmoi vajzat e Instagramit për jetën fallco të tyre dhe për ekspozimin e luksit.
Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë”, tha ajo.
“Harroi kjo që çuni i babit [emri i fshirë] i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq”, iu përgjigj Rike Roçi, referuar një videoje të vjetër ku Erik Fullani i mbyll sytë Dojnës me një kartëmonedhë me vlerë 500 euro.