Connect with us

Bota

I ra vinçi mbi makinë, shpëton mrekullisht shoferja, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Një video nga incidenti tragjik i cili ndodhi në prill të këtij viti në qytetin amerikan të Fort Lauderdale, Florida, është publikuar së fundmi. Siç mund të shihet edhe nga pamjet, një vinç është shkëputur duke rënë në mes të rrugës mbi një makinë.

Incidenti shkaktoi vdekjen e një punonjësi si dhe plagosi tre të tjerë. Por nuk mund të thuhet e njejta gjë për gruan në video e cila shpëtoi pa asnjë gërvishtje.

Vinçi ra sipër makinës së gruas në video, ku kjo e fundit ka ndaluar dhe ka dalë nga makina e shokuar duke u dridhur.

Advertisement