Connect with us

Kosova

I riu kosovar plagosi me thikë mësuesen e tij, 17 vjeçari qëllohet për vdekje nga policia gjermane

Në qytetin Essen të Gjermanisë po zhvillohet një operacion i gjerë i policisë dhe ekipeve të emergjencës pas një sulmi me thikë. Autori i dyshuar, një 17-vjeçar me origjinë nga Kosova, u vra nga policia pasi u përball me ta.

Fillimisht u raportua si 18-vjeç, por më pas mosha e tij u konfirmua si 17. Ai ishte nxënës në një shkollë profesionale dhe thuhet se sulmoi një mësuese duke e goditur me thikë. Pas sulmit, ai u largua nga vendngjarja, por u pikas nga dëshmitarë në një park disa kilometra larg.

Kur forcat speciale tentuan ta ndalonin, ai dyshohet se u vërsul drejt tyre me thikë në dorë. Policia reagoi duke qëlluar, dhe ai vdiq nga plagët e marra. Përveç mësueses së plagosur rëndë, edhe disa nxënës kërkuan ndihmë për shkak të shokut që përjetuan./balkanweb

Advertisement