Kronike
I riu nuk i ndaloi postbllokut, policia qëlloi drejt automjetit në…

Incident mes policisë dhe një të riu në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.
I riu nuk është bindur urdhërit për të ndaluar dhe blutë kanë qëlluar në drejtim të mjetit të tij. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa për ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet. Është arritur të neutralizohet i riu dhe të ndalohet.
Është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

