Connect with us

Aktualitet

I shembin banesën/ Vajza shpërthen në britma, tërhiqet zvarrë nga policia

– Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit zbarkoi paraditen e sotme në zonën e Skelës në Vlorë, për të shembur një godinë dy-katëshe. Një prej familjeve që jetonin në ndërtesën dy katëshe, kanë shpërthyer në britma. Tatiana Hoxhaj që jeton bashkë me vajzën e saj nuk dilnin nga banesa, pasi nuk e pranojnë vlerën që i është dhënë.

Së bashku me vajzën e saj hipën në tarracën e pallatit, duke kundërshtuar të dilnin nga banesa. Pamjet në fjalë tregojnë forca të shumta policie që rrethojnë godinën, dhe marrin vajzën e Tatianës për ta futur në makinë. Ajo kundërshton me forcë uniformat blu, e ndërsa e tërheqin zvarrë për ta futur brenda mjeti

Ndonëse kundërshton me të gjithë forcën e saj, nuk ia del dot mbanëNë një tjetër video dëgjohet një fqinj i tyre teksa i drejtohet policisë: Kafshët e m**it.

Tatiana shprehet se banesën e ka blerë para 30 vitesh, dhe në 2017 e ka kaluar në emrin saj me vendim gjyqësori dhe me hipotekë të rregullt.

Advertisement