Politike
I shoqëruar nga bashkëshortja, voton Rama: Situata e krijuar…
Kryeministri Edi Rama votoi sot në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Pasi kreu procesin e votimit, Rama mbajit fjalën për mediet. Ai tha se sot është momenti që qytetarët të thonë fjalën e tyre.
Gjithashtu ai komentoi problemet me pajisjet e identifikimit në disa qendra votimi në mbarë vendin, ndërsa uroi që qytetarët të mos ndikohen nga problemet teknike e të dekurajohen për të votuar.
Edi Rama: Janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Është momentii qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e qytetarëve për të votuar.