Connect with us

Politike

I shoqëruar nga tre automjete, mbërrin në burgun e Fierit Ervin Salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka mbërritur në burgun e Fierit aty ku do të vuajë dënimin 1-vjeçar.

“Një betejë që nuk ka përfunduar”, u shpreh ai para se të futej në godinën e Drejtorisë.

Jashtë ambienteve të burgut të Fierit ka mbërritur edhe deputeti Luan Baçi, i cili ka shprehur mbështetjen ndaj kolegut të tij.

Baçi shprehet se kryeministri Rama e dinte vendimin që do merrej dhe citon fjalët me të cilat ai i drejtohej deputetit në Kuvend: “akoma nuk ke vajtur në burg ti, se po e shtyn me raporte”.

Baçi u shpreh për mediat se kushdo nga deputetët mund të ishte në pozitën aktuale të Salianjit, ndërsa theksoi mbështetjen e strukturave të demokratëve të Fierit për të.

Zoti Rama vërtetoi se është një nga autorët kryesorë për të futur Ervin Salianjin në burg. Jo më larg se dy seanca në parlament i është drejtuar Salianjit, ‘akoma nuk ke vajtur në burg ti, se po e shtyn me raporte’. Kishte informacion si po ecte procedura, patjetër që e dinte vendimin që do merrej se ka qenë vendimmarrësi por duhet të harrojë se mund të ndalojë opozitën me goditje që i bëhet deputetëve. E di mirë se godet herë pas herë çdo deputet. Nuk është vetëm Ervin Salianji, ka plot të tjerë që shantazhohen, zoti Berisha është 9 muaj në arrest dhe vazhdon të jetë atje më një dosje 500 faqe. Kemi lider të tjerë të opozitës, z.Meta, Mediu.

Kemi deputetët të tjerë që janë të presionuar, por kjo nuk do të na ndalojë, opozita do kalojë në një stad tjetër të të bërit opozitë, ‘mjaft është mjaft’. Organet e PD, kryesia, grupi janë mbledhur për hapat e mëtejshme për mënyrën si do vazhdojë aksioni, më 6 tetor do ketë një fillim ndryshe të aksionit opozitar. Në burgun e Fierit vjen një koleg, miku im, i dënuar politikisht, do jemi krahë tij dhe pranë tij. Është detyrimi ynë, do të jemi solidar me të. Kushdo nga ne sot mund të ishte ne vendin e Ervin Salianjit’, -u shpreh Baçi.

Advertisement