Connect with us

Bota

I shpallur në kërkim/ Policia arreston shqiptarin duke udhëtuar pa dokumente

Policia italiane, gjatë kontrolleve të zakonshme përgjatë autostradës ka arrestuar një shqiptar që kishte urdhër-arresti.

Rreth orës 11:30 të ditës së djeshme, një patrullë nga autostrada Viareggio ka ndaluar një makinë me targa italiane ku ndodheshin tre persona, raporton media italiane.

Njëri prej tyre, 36-vjeçari shqiptar rezultoi i shpallur në kërkim. Ai kishte marë një urdhër arresti nga gjykata e Torinos për “trafik droge” dhe i kishin mbetur edhe dy muaj dhe pesë ditë burg, për të vuajtur dënimin.

Për këtë arsye ai u kishte dhënë agjentëve të dhëna personale të rreme, por policët e Versilia e arrestuan.

Advertisement