Pinknews
I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

Egli Tako ka ndërruar qasje ndaj Gjestit e banorëve të tjerë me rifutjen në Big Brother VIP Albania.
Kjo vjen pas gjithë asaj që ka parë jashtë dhe tani ka hyrë për veten dhe për familjen, për të përmirësuar imazhin.
Banori nga Kosova ndërkohë u shpreh se si ka mundës që të ndryshojë për nëntë ditë, sa ishte jashtë.
Në bisedën që zhvilluan, konkurrentja i tha se tani e tutje do ta vë veten në rend të parë.
“Ti në koshiencën tënde dhe unë në koshiencën time i dimë të dy se çfarë gabimesh janë bërë, unë vazhdoj rrugën time me shumë vështirësi deri në fund”, iu drejtua Egli.
Gjesti iu kundërpërgjigj: “Ti the vazhdo tënden unë timen, a the kështu. Në rregull. Unë sërish e bëj timen, gjej kohë që të flas”.
Siç shihet Egli është e prerë dhe se nuk do të jetë më e përfshirë në raportin me këngëtarin pejan.

