Kosova
“I thanë zhvishu menjëherë”/ Vrasja në mes të lokalit, trondit vëllai i viktimës
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/Ismet-Ibishit.jpg)
Fatos Ibishi vëllai i Ismet Ibishit i cili u vra ditën e djeshme në Kosovë ka treguar detaje mbi ngjarjen e rëndë. Ai shprehet në një rrëfim tronditës se vëllai i tij, Ismeti, nuk është vra për pronë, ndërsa u shpreh se vëllai i tij është qëlluar me 14 plumba në trup. Ai shpreht se vëllai i tij ka qenë në kafe dhe një person së bashku me babanë e tij e kanë qëlluar me armë zjarri. Gjithashtu Fatos Ibishi thotë se babë e bir i kanë thënë vëllait tij që të zhveshet në mes të lokalit.
“E kanë kërsit babë e bir kurrë pa nal, 14 plumba. 14 plumba vëllai im i ka në trup. Vëllai im nuk është vra për pronësi. Vëllai im ka dalë me pi kafe, t’u pi kafe është hi djali tij, e ka pa edhe u kthy, u shku e ka marrë babën e vet, si kanë ardhë, me dy alltija, janë hi në kafe edhe policia e din… Babë e bir ja kanë ba vëllait tim, ”deshu”, midis kafes. Janë mundu me ç’njerëzu aty me kesh hallku me ta. Por, vëllai im nuk çnjerëzohet, m’u vra po. Ai u vra, por m’u ç’njerëzu nuk është ç’njerëzu”, shprehet vëllai i viktimës.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)