Connect with us

Pinknews

“I the Kiarës p*tanë”, Luizi përballet me Amosin

Pas përfundimit të Big Brother Vip, finalistët, banorët dhe të eliminuarit që ishin pjesë e këtij edicioni  u takuan edhe njëherë mbrëmë në studion e përcjellë nga publiku për 133 ditë.

Mbrëmë në “Post BBV”, banorët e Big Brother Vip rikthyen edhe një herë situatat e bujshme të ndodhura brenda shtëpisë, mirëpo tashmë si banorë që kanë parë çdo gjë nga jashtë.

Sipas videove dhe fjalëve që kanë qarkulluar ditët e fundit, ishte e pritshme që ky të jetë një post BBV do të ishte i ashpër, me debate të forta dhe përplasje mes ish konkurrentëve dhe kështu ka ndodhur.

Edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, duket se banorët kanë të njëjtat qëndrime krah njëri-tjerin, për mos të thënë se janë dyfishuar inatet dhe debatet. Në Post Big Brother kanë nisur sërish përplasjet dhe mes Amosit dhe Luizit. Ky i fundit ka kujtuar momentin që Amos ka quajtur Kiarën putanë, një fragment që u diskutua ndjeshëm edhe jashtë.

Mirëpo aktori Amos Zaharia i është kundërpërgjigjur Luiz Ejllit duke i thënë se ai është i fundit që duhet të shesë moral pasi sipas tij ai është njeriu që ka ofenduar më shumë në atë shtëpi.

Më tutje ai tha se i ka kërkuar falje familjarëve të Kiarës.

Pjesë nga biseda:

Amos: Të shesësh moral kur nuk ke rënë njeri pa ofenduar, pa tall brenda asaj shtëpie. Unë i kam kërkuar falje familjarëve të Kiarës. Ti me logjik të pastër dhe të ftohtë je tallur me të gjithë. E vetja gjë që unë nuk pëlqej është që banorët kanë parë popullaritetin tënd dhe kanë bërë lojën hë se e kemi xhan. Mos shit moral.

Luiz: Unë nuk kam ardhur me i thënë femrave putana, me djeg njerëz dhe me u puth nëpër dushe.

Advertisement