Connect with us

Kronike

I tregoi emrin e autorit pak para se të vdiste, ja kush e ekzekutoi shqiptarin në Athinë (EMRI)

Pas dëshmisë së familjarëve të viktimës, është identifikuar autori i vrasës së 41-vjecarit shqiptar Altin Arapaj, sot në Rafina të Athinës.

Sipas burimeve policore, autori i dyshuar është Mikel Selimaj, 46 vjeç nga Vlora, person me precedentë penalë për drogë.

Ka qenë vetë viktima, ai që ka arritur të telefonojë bashkëshorten e tij pas goditjes me armë, duke i thënë se autor ishte Mikel Selimaj.

Trupi i viktimës, Altin Arapaj, po nga Vlora, u gjet pas telefonatës në një vresht në Rafina, i goditur me plumb në faqe. Edhe ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për vepra të ndryshme.

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit.

Advertisement