Kronike
I vunë tritol në makinë, çfarë deklaroi biznesmeni para policisë
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tritolin e vendosur para dy ditësh në makinën e një biznesmeni në Astir. Mësohet se biznesmeni nga Vlora, në momentin e shpërthimit nuk ndodhej në makinë dhe fatmirësisht lënda plasëse ka lënë pas vetëm dëme materiale.
Ndërkohë që ai para policisë ka deklaruar se dyshimet i ka te një borxh. Por nuk dha emra konkretë personash para policisë. Nga vrojtimi i kamerave nga policia, shihet vetëm një person i maskuar që ka vënë tritolin në makinë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.