Aktualitet
I zhdukur prej disa ditësh, djali dyshon se babait i tij është mbytur
Një 80-vjeçar nga Belshi është larguar nga banesa e tij në datën 31 gusht dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
I biri i tij ka njoftuar autoritete, të cilat kanë nisur kërkimet për të moshuarin, i cili tanimë dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Devoll.
Sakaq, familjarët kanë deklaruar se shtetasi R. A., kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.
Njoftimi i policisë:
Belsh
Shtetasi T. A., 50 vjeç, ka njoftuar sallën operative, se në rrjedhën e lumit Devoll, dyshohet se është mbytur babai i tij, shtetasi R. A., 80 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, i cili që prej datës 31.08.2023, ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.
Familjarët kanë deklaruar se shtetasi R. A., kishte probleme të shëndetit mendor.
Vijonë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.