Aktualitet
I zhdukur prej tre ditësh, rinisin kërkimet për 27-vjeçarin në bjeshkët e Domajve

Kanë rinisur kërkimet në bjeshkët e bjeshkët e Domajve të Hasit për gjetjen e 27-vjeçarit, i zhdukur që prej 6 prillit.
Kërkimet për Ajet Leshin do të bëhen nga banorët e zonës, gjahatarë, policë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit.
Ndërkohë një ditë më parë Shërbimi Kombëtar i Kërkimit Shpetimit Malor i Kosovës njoftoi se e ndërpreu operacionin për të riun.

