Connect with us

Bota

Ideja e Biden që zemëron Europën

Presidenti amerikan Joe Biden po përpiqet të mbrojë interesat e ekonomisë amerikane në një mënyrë që aleatëve të tij evropianë nuk u pëlqen shumë.

“Akti i Reduktimit të Inflacionit” që Kongresi Amerikan miratoi në fillim të vitit, subvencionon teknologjitë lokale miqësore me mjedisin, si makinat elektrike dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme për një shumë prej 370 miliardë dollarësh.

Bashkimi Evropian është shumë i shqetësuar, sepse ka frikë se kompanitë e tij do të dëbohen nga tregu amerikan për shkak të asaj që ata e shohin si një kthesë proteksioniste.

Rregullat e reja në SHBA do të hyjnë në fuqi nga janari, ndërsa Brukseli dhe Uashingtoni ende po negociojnë, por për momentin, pa rezultate. Ekspertët janë shumë skeptikë për mundësinë e një kompromisi, duke qenë se me këtë iniciativë Shtetet e Bashkuara kanë vendosur me vetëdije të heqin dorë nga parimet e tregtisë së lirë. Evropa mund të përgjigjet në të njëjtën mënyrë, edhe nëse kjo mund të rezultojë kundërproduktive.

Çdo kundërmasë tregtare mbetet e rrezikshme për sa kohë që lufta në Ukrainë është në vazhdim dhe teksa Bashkimi Europian po mbështet te Shtetet e Bashkuara për të furnizuar me armë Ukrainën dhe gaz natyror të lëngshëm për shtetet evropiane. Më shumë se arsye të vlefshme për t’i mbajtur marrëdhëniet transatlantike pozitive.

Advertisement