Kronike
Identifikimi/ Ja kujt i përket trupi i gjetur në Xarrë
Identifikohet trupi i dekompozuar që u gjet dje në Xarrë. Bëhet fjalë për shtetasin Adnant Jaupi, 53 vjeç nga Elbasani. 53-vjeçari nga Elbasani punonte si çoban në Xarrë. Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës. Kaupi kishte rreth 2-3 muaj që ishte zhdukur. Për këtë ishin interesuar edhe familjarë të tij. Nga hetimi nuk konstatohen shenja goditjeje me mjete të forta apo plumbi, ku për pasojë t’i kishte ardhur vdekja. Trupi i tij, fillimisht koka dhe pastaj trupi i dekompozuar, por i pagroposur, u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 metër dhe gjatësi 3-4 metër. Madje tek vendi ku u gjet kufoma kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve, mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale. Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Identifikimi i kufomës që i përket 53-vjeçarit, Adnant Jaupi, nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre.