Kronike
Identifikohet autori i vrasjes në Shkodër, arrestohet vëllai i tij (EMRI+FOTO)
Personi që shihni në foto është 24-vjeçari Klodian Mhilli autori i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit, Valter Fierza mbrëmjen e së enjtes në fshatin Hot i Ri.
Krahas tij, Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim edhe 3 të rinj të tjerë lidhje shoqërore dhe familjare me autorin që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje.
Në pranga për këtë ngjarje ka përfunduar vetëm i vëllai i autorit, Paolo Mhilli.
Shkak i ngjarjes së rëndë që i kushtoi jetën 33-vjeçarit Fierza, dyshohet të jetë bërë një konflikt mes personave të përfshirë në vrasje dhe vëllait të viktimës, shtetasit Kolë Fierza, për parkimin e makinës.
I vënë përballë 5 personave, në ndihmë të Kolë Fierzës ka ardhur i vëllai i tij, Valteri. Sapo ky i fundit është afruar, Klodian Mhilli dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 33-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.
Arma e zjarri tip pistoletë dhe 3 gëzhoja u sekuestruan nga grupi hetimor në vendngjarje, prova të cilat shërbyen për identifkimin e autorit.
Pavarësisht sqarimit të rrethanave të ngjarjes, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që sherri për vendin e parkimit mbrëmjen e së enjtes të ketë qenë në vijimësi të përplasjeve që autori ka patur me viktimën dhe vëllain e tij.
Viktima dhe personat e akuzuar për këtë ngjarje kishin njohje me njëri-tjetrin pasi banonin në të njëjtën lagje.
Personat e akuzuar
Klaudio Mhilli
Aleksandër Mhilli
Paulo Mhilli
Luçiano Mhilli
Enton Dushaj