Rajon
Ikën Ana Brnabiç, Vuçiç i beson postin e rëndësishëm
Kryeministrja aktuale e Serbisë, Ana Brnabiç është kandidate për kryetare e Kuvendit të Serbisë dhe në këtë mënyrë ajo do të largohet nga posti i të parës së qeverisë.
Kështu është bërë e ditur pas mbledhjes së kryesisë së partisë në pushtet, SNS-së, të cilën dikur e ka udhëhequr presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç, I cili ka deklaruar se Brnabiç ka qënë ‘befasia politike’
“Ajo përparoi aq shumë. Luftoi fuqishëm dhe me guxim” – I thurri Vuçiç eloxhe kryeministres aktuale
Presidenti serb gjithashtu deklaroi se brenda dhjetë ditëve do bëj public edhe emrin e kryeministrit të ri, por pa zbuluar ndonjë indikacion.
Siç raporton portali serb N1, Vuçiç, ka thënë se ka njoftuar anëtarët e kryesisë së partisë së tij se nuk ka përparim në bisedimet ndërmjet të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe politikanëve të Prishtinës lidhur me përdorimin e dinarit në Kosovë.
“Do kërkojmë zgjidhje deri në momentin e fundit” – tha Vuçiq pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe theksoi se “prioritet është të ndihmojmë njerëzit në Kosovë që janë në gjendje të vështirë”.