Connect with us

Aktualitet

IKMT në ‘Prestige Resort’ tenton prishjen

DURRËS– Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së Territorit janë vendosur në orët e para të mëngjesit në ambientet e resortit “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit. Mësohet se IKMT do të kryejë prishjen e pishinës të vendosur në resort. I gjithë ambienti i jashtëm, në pronësi të Irfan Hysenbelliut është mbushur me forca të shumta policie dhe punonjës të resortit e përfaqësues të saj. Në zonë kanë mbërritur edhe fadromat të cilat janë gati për të kryer prishjen e ambientit të pishinës.  Ka pasur një diskutim dhe është kërkuar nga përfaqësuesi ligjor i “Hysenbelliu Group” që të vendoset në dispozicion leja, por kjo nuk është bërë nga IKMT.

LAJMI NE PERDITESIM

• Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit janë vendosur në orët e para të mëngjesit në ambientet e resortit “Prestige Resort, pjesë e “Hysenbelliu Group”, në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, në plazhin e Golemit. IKMT ka nisur prishjen e pishinës të vendosur në resort dhe pjesën rreth godinës. Sipas inspektorëve, kjo pjesë është ndërtuar pa leje dhe duhet shembur. • Përballë inspketorëve kanë dalë përfaqësues e punonjës të godinës që e konsiderojnë të paligjshme ndërhyrjen nga shteti. Ata shprehen se e gjitha është një sulm nga kryeministri Edi Rama për shkak të vijës editorial që ka mbajtur media e drejtuar nga i njëjti biznesmen, “News24”. Zëvendëspresidentja e kompanisë, Fabjola Hysenbelliu pretendon se pishina që po prishet ështe me leje të firmosur nga vetë kryeministri Rama. • Drejtori i News24, Robert Rakipllari u ka bërë thirrje ambasadave të huaja në Shqipëri që të reagojnë kundrejt kësaj paligjshmërie. Reagime ka pasur edhe nga ana e Opozitës, Partia e Lirisë e Partia Demokratike që e konsiderojnë si një sulm ndaj fjalës së lirë. • Si erdhi kjo situatë? E gjitha vjen pas artikujve të njëpasnjëshëm të botuar nga Balkanweb e transmetuar nga News24 në lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi e Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli. Të dy drejtorët u denoncuan për abuzime nga media në fjalë, por kryeministri Edi Rama i konsideroi ‘gjoba’.

 

Advertisement